Muzeu i Krujës tërheq vizitorë të shumtë
2023-03-06 15:08:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, që mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, vijon të tërheqë edhe gjatë këtij fillim viti një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj, shkruan “ATSH”.

“3324 vizitorë kanë vizituar në janar-shkurt muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,- deklaroi një zyrtar i muzeut.

Vizitorët janë kryesisht italianë, spanjollë, shqiptarë nga të gjitha trevat, si dhe nxënës nga shkolla të ndryshme të vendit.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në Kështjellën e Krujës.

Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.