Ministrja Ibrahimaj: Brenda vitit 2025, synohet që paga minimale të vejë 45 mijë lekë
2023-03-03 11:09:49

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për rritjen e pagës minimale nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se synimi është që në vitin 2024 ajo të shkojë në 45 mijë lekë.

“Brenda vitit 2025, paga minimale do të shkojnë në 45 mijë lekë, duke kuptuar situatën e punëtorëve dhe bizneseve. Në kemi menduar t’u vijmë në ndihmë atyre, të ndajmë koston e këtij vendimi me bizneset që preken nga rritja e pages”,- deklaroi ministrja.

Sipas saj, është bërë një analizë e bizneseve me më shumë punëtorë me paga minimale që janë industria përpunuese dhe biznese të sektorit të bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve.

Ajo theksoi se qeveria ka vendosur të subvencionojmë diferencën e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për t’i lehtësuar këto biznese.