Kinë-Indi, konsensus mbi përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe
2023-03-03 14:14:44

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang dhe homologu i tij indian Subrahmanyam Jaishankar arritën konsensus të enjten për të nxitur përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Të dy kryediplomatët morën pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Grupit të 20-s (G20), të zhvilluar në Nju-Delhi të Indisë.

Gjatë takimit me homologun e tij indian, Qin Gang vuri në dukje që, si dy fuqi fqinje dhe ekonomi të mëdha në zhvillim, Kina dhe India kanë shumë më tepër interesa të përbashkët sesa dallime, duke shtuar që zhvillimi dhe rigjallërimi i tyre pasqyron rritjen e vendeve në zhvillim, që do të ndryshojë fatin e një të tretës së popullsisë botërore dhe do të formësojë të ardhmen e Azisë, e madje edhe të botës.

Ai theksoi që Kina dhe India kanë interesa të gjerë të përbashkët në fushat e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të vendeve në zhvillim, nxitjes së bashkëpunimit Jug-Jug dhe trajtimit të sfidave globale, të tilla si ndryshimi klimatik.

Jaishankar tha nga ana e tij që pala indiane është e një mendjeje se marrëdhëniet dypalëshe duhet të shihen e të përmirësohen nga një perspektivë historike e strategjike dhe se duhet të ndërtohen më shumë platforma bashkëpunimi, për të nxitur që marrëdhëniet ndërmjet Indisë e Kinës të ecin përpara në drejtimin e duhur.

Ai vuri në dukje që gjendja në kufirin midis Kinës e Indisë po stabilizohet gradualisht dhe të dy palët duhet të punojnë së bashku për të ruajtur paqen e qetësinë në zonat kufitare.