“Feneri i të drejtave të njeriut” pse nuk gjen punëtorët e mitur brenda vendit?
2023-03-03 21:34:47

Fëmijët janë shpresa dhe e ardhmja jonë. Por, problemi i punëtorëve të mitur i superfuqisë së vetme në botë po rëndohet dita-ditës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Të dhënat nga Departamenti i Punës i ShBA-së tregojnë se në vitin financiar 2022, 835 ndërmarrje amerikane u gjetën që punësonin mbi 3800 punëtorë të mitur, mbi 1 000 më shumë se në vitin e mëparshëm. Ndërsa sipas informacioneve të publikuara nga organizata jofitimprurëse Shoqata e Programeve për Mundësitë e Punëtorëve të Bujqësisë, tani në fermat amerikane punojnë 500 mijë deri në 800 mijë fëmijë.

Në zinxhirët e furnizimit të kompanive të njohura, si “Ford”, GM, “Walmart”, “Whole Foods”, “Target” etj., është gjetur përdorimi i punëtorëve të mitur. Në artikullin e historianit amerikan Jack Hodgson “Puna e fëmijëve mbetet një problem në Shtetet e Bashkuara” vihet në dukje se “gjaku dhe eshtrat e fëmijëve të vegjël përdoren ende për të sjellë fitime”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përveç këtyre, rreziqet në vendet e punës të tyre janë shumë të larta. Sipas njoftimit të “New York Times”, nga fabrikat e përpunimit të mishit deri në kantieret e ndërtimit dhe thertore, fëmijët imigrantë gjenden kudo. Sipas një hulumtimi, këta fëmijë punojnë gjithë natën në mjedise të këqija. Madje, një fëmijë ka humbur gjymtyrët në një fabrikë përpunimi mishi, ndërsa ka pasur edhe raste të rënies nga çatitë e ndërtesave, duke thyer kockat.

Ashtu si tregtia e skllevërve dhe diskriminimi racial, problemi i punëtorëve fëmijë ka ekzistuar prej kohësh. Që para më shumë se 100 vjetësh, minierat, fermat e duhanit dhe fabrikat e tekstileve nisën të punësonin fëmijë. Por arsyeja pse ky problem ende nuk po zgjidhet, është zbatimi i dobët i ligjit dhe boshllëku ligjor. Për shembull, sipas Ligjit të Standardeve të Barazisë në Punë, ndalohet punësimi i njerëzve nën 14 vjeç në shumicën e profesioneve, por duke përjashtuar bujqësinë. Përveç kësaj, dënimi maksimal për punësimin e një fëmije është vetëm 15 mijë dollarë amerikanë, gjë që nuk i tremb shkelësit e ligjit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjithashtu, përqindja e fëmijëve të varfër në ShBA është shumë më e lartë se në vendet e tjera të zhvilluara. Raporti tregon se gati 40 % e fëmijëve amerikanë kanë jetuar të paktën një vit në skamje para se të mbushnin 18 vjeç. Lidhur me këtë, media amerikane komentoi se problemi i fëmijëve të varfër është “turpi kombëtar” i ShBA-së.