Observatori astronomik i Kinës zbulon një kometë të re
2023-03-03 15:39:50

Një objekt që u vërejt në qiell në janar është konfirmuar si një kometë nga Qendra e Planeteve të Vogla e Bashkimit Astronomik Ndërkombëtar (MPC).

Kometa u zbulua për herë të parë më 9 janar nga astronomët duke përdorur gjetësin teleskopik të objekteve pranë tokës në Stacionin e Vëzhgimit të Xuyi-së në provincën Jiangsu të Kinës Lindore. Stacioni i përket Observatorit të Malit të Purpurt të Akademisë Kineze të Shkencave. Zbulimi u konfirmua nga MPC-ja të mërkurën dhe kometa u quajt "Tsuchinshan-ATLAS".

Kometa po shkon drejt diellit dhe ndriçimi i saj do të rritet shpejt. Ajo pritet të jetë e dukshme me sy të lirë në shtator 2024, sipas observatorit astronomik.