Ministri grek i Transportit dorëhiqet pas aksidentit hekurudhor
2023-03-03 10:11:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis, dha dorëheqjen pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi në Greqinë qendrore të martën, ku humbën jetën të paktën 38 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

“Kjo është ajo që unë ndihej, të bëj të paktën një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që vdiqën kaq padrejtësisht, duke marrë përgjegjësinë për të metat kronike të shtetit dhe sistemit politik grek”,- tha ai në një deklaratë shtypi të dërguar me e-mail, citon “Xinhua”.

“Nga thellësia e zemrës, edhe një herë shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”,- shtoi ai.

Sipas agjencisë kombëtare greke të lajmeve “AMNA”, qeveria ka premtuar një hetim të plotë mbi shkaqet e një prej aksidenteve më të rënda të trenave në historinë e hekurudhave greke.

Nën rrethana ende të paqarta pranë qytetit të Larisës të martën mbrëma, një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Athina për në Selanik, një qytet port në Greqinë veriore, përfundoi në të njëjtën linjë me një tren mallrash që kishte udhëtuar nga Selaniku në Athinë, thanë autoritetet.

Bazuar në gjetjet në vendin e përplasjes, numri i të vdekurve ka shumë të ngjarë të rritet më tej, tha zëdhënësi i Shërbimit Grek të Zjarrfikësve, Vasilios Vathrakogiannis.

Në mesditën e së mërkurës, 72 persona ishin ende në spitale, duke përfshirë gjashtë në njësitë e kujdesit intensiv, tha ai.

Sipas të dhënave nga operatori hekurudhor “Hellenic Train, në trenin e pasagjerëve ishin 342 persona dhe 10 punonjës dhe dy punonjës në trenin e mallrave kur ata u përplasën.

Pak para dorëheqjes së ministrit, u arrestua përgjegjësi i stacionit të trenit në qytetin e Larisës, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia për aksidentin tragjik të trenit, raporton “AMNA”, duke cituar policinë lokale.

Në Greqi është shpallur tri ditë zie kombëtare. (Irma)