“Ericsson”: Operatorët kinezë, të shpejtë në adoptimin e teknologjisë 5G
2023-03-03 10:57:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Operatorët celularë kinezë kanë qenë të shpejtë për të adoptuar teknologjinë 5G dhe po korrin përfitimet, deklaroi për “Xinhua” Magnus Ewerbring, shefi i teknologjisë për rajonin e Azi-Paqësorit të “Ericsson”.

“Operatorët kinezë kanë qenë të shpejtë për të adoptuar teknologjinë dhe nga aplikimi kanë përfituar komunitetet e tyre”, tha Ewerbring, në “Kongresin Botëror Mobile” në Barcelonë, duke shtuar se Kina kishte ndërtuar rrjete 5G me mbulim shumë të mirë.

“Për pesë vjet gjithçka ka shkuar shumë mirë në Kinë. Të tre operatorët kombëtarë janë zhvilluar shumë mirë dhe tani po ofrojnë shërbime 5G. Ne jemi të lumtur t'i mbështesim këto aktivitete”,- tha ai.

Në janar, “Ericsson” njoftoi një bashkëpunim të ri me “China Mobile” për të lançuar së bashku dy zona 5G me efikasitet energjetik në provincën Jiangsu të Kinës lindore dhe provincën jugore të Guangdong. Masa është në përputhje me premtimin e Kinës për t'u bërë neutral ndaj karbonit përpara vitit 2060.

“Ka një potencial kaq të madh për të sjellë lidhje me njerëzit, me ndërmarrjet, për të qenë në gjendje të bëjnë gjërat në mënyrë më efikase dhe mendoj se Azia në përgjithësi dhe Kina në veçanti janë shembuj të mirë”, tha Ewerbring. (Irma)