Hulumtimet: Akulli në Antarktikë ka arritur nivelin rekord
2023-03-03 11:50:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Akulli i detit në Antarktikë ka të ngjarë të ketë arritur shtrirjen e tij minimale për këtë vit, sipas një studimi nga Qendra Kombëtare e të Dhënave të Dëborës dhe Akullit në SHBA (NSIDC).

Më 21 shkurt, akulli ka të ngjarë të ketë arritur shtrirjen minimale vjetore prej 1.79 milionë kilometra katrorë, më e ulëta në rekordin satelitor 45-vjeçar, treguan të dhënat e qendrës, citon “Xinhua”.

Ky vit shënon një rekord të dytë radhazi të ulët në shtrirjen e akullit në Antarktikë. Vitet 2017 dhe 2018 arritën gjithashtu nivele shumë të ulëta, respektivisht e treta dhe e katërta më e ulëta, sipas NSIDC.

“Tendenca në rënie e akullit të detit mund të jetë një sinjal se ngrohja globale më në fund po ndikon në akullin lundrues rreth Antarktidës, por do të duhen edhe disa vite të tjera për të qenë i sigurt për këtë”, tha Ted Scambos, shkencëtar i lartë kërkimor në Institutin Kooperativ për Kërkime në Shkencat Mjedisore në Universitetin e Kolorado Boulder.

Shtrirja e ulët e akullit të detit do të thotë që valët e oqeanit do të godasin bregun e shtresës gjigante të akullit, duke reduktuar më tej blloqet e akullit rreth Antarktidës, sipas Scambos. (Irma)