“Helsinki Times”: Hungaria kërkon hetim të OKB-së për Nord Stream
2023-03-02 12:08:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hungaria bën thirrje për një hetim të Kombeve të Bashkuara për sulmin në tubacionet Nord Stream, raportoi “Helsinki Times”.

Tubacionet Nord Stream, që lidhnin Rusinë me Gjermaninë, u shkatërruan në shtator 2022, duke kontribuar në varësinë energjetike të Europës nga Shtetet e Bashkuara dhe duke nxitur vendet europiane të mbështesin përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, citon “Xinhua” të përditshmen finlandeze.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, e përshkroi dëmin ndaj tubacionit si një akt skandaloz terrorizmi, duke këmbëngulur se e vërteta duhet të zbulohet dhe duhet të jetë e një rëndësie të madhe ndërkombëtare, sipas “Helsinki Times”. (Elona)