SHBA bllokon për të 63-tën herë punën e OBT-së
2023-03-01 15:18:19

Foto nga VCG

Në mbledhjen e rregullt të Organit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) të mbajtur më 27 shkurt, ShBA-ja përdori edhe një herë “veton me një votë” kundër  propozimit për fillimin e procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Organit të Apelit. Propozimi njëzëri nga 127 anëtarë të OBT-së, u bllokua për herë të 63-të. Përfaqësuesi  i Guatemalës deklaroi se pengimi i procesit të përzgjedhjes për gjyqtarët e rinj nuk kishte bazë ligjore dhe minon të drejtat e shumë  anëtarëve të OBT-së.

Mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është një shtyllë e rëndësishme të OBT-së. Në këtë sistem, anëtarët fillimisht konsultohen dhe nëse nuk arrijnë konsensus çeshtja i adresohet grupit të specialistëve për gjykim. Nëse ende ka mosmarrëveshje, çeshtja i adresohet organit të apelit. Për këtë arësye organi i apelit  njihet si "Gjykata e lartë" në OBT dhe raporti i tij është vendimi përfundimtar. Organi i apelit ka 7 gjyqtarë të përhershëm, ndërsa 3 gjyqtarë janë të ngarkuar me funksionimin e mekanizmit

Për shkak se vitet e fundit qeveria amerikane ka penguar emërimin e gjyqtarëve, në dhjetorin e vitit 2019 ky organ kishte vetëm një gjyqtar, duke I shkaktuar OBT-së krizën më të madhe që pas krijimit të saj. Më 30 nëntor në vitin 2020, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit u larguan nga puna.

Nga përfshirja e kompanive të vendeve të tjera në "Listën e subjekteve", zbatimi i juridiksionit të krahut të gjatë dhe sanksioneve tregtare, deri te publikimi i "Aktit të çipave dhe shkencës" dhe "Aktit për reduktimin e inflacionit", një sërë veprimesh të palës amerikane kanë ndërprerë zinxhirët industrialë dhe të furnizimit global, duke shkelur parimet e tregisë së lirë dhe rregullat e OBT-së. Njëkohësisht, ShBA-ja vazhdon të pengojë fillimin e procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të  Gjykatës së Apelit, duke bllokuar kanalet legjitime të mbrojtjes së të drejtave të vendeve dhe rajoneve të tjera dhe duke hequr rezistencën ndaj unilateralizmit dhe bullizmit tregtar. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të pasohet nga kundërshtimi i palëve të interesuara.