Sektori i metaleve me ngjyrë në Kinë raporton rritje të qëndrueshme në vitin 2022
2023-02-27 10:19:42

Foto nga VCG

Industria e metaleve me ngjyrë në Kinë regjistroi një rritje të qëndrueshëm në prodhim dhe tregti të jashtme në vitin 2022, tregojnë të dhënat zyrtare, shkruan “Xinhua”.

Vlera e shtuar industriale e sektorit u rrit me 5.2 për qind në baza vjetore, 1.6 pikë përqindjeje më e lartë se niveli mesatar i të gjitha industrive, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Vitin e kaluar, prodhimi i 10 llojeve të metaleve me ngjyrë arriti në 67.74 milionë tonë, 4.3 për qind më shumë nga viti 2021, tregojnë të dhënat.

10 metalet kryesore me ngjyrë përfshijnë bakër, alumin, plumb, zink, nikel, kallaj, antimoni, merkur, magnez dhe titan.

Në vitin 2022, vëllimi total i importeve dhe eksporteve të sektorit ishte 327.3 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur me 20.2 për qind në bazë vjetore. (Fatosi)