Propozimi i Kinës, zgjedhja e duhur për të zgjidhur krizën në Ukrainë
2023-02-25 15:54:47

foto/VCG

foto/VCG

Në 24 shkurt u shënua plot një vit nga shpërthimi i krizës në Ukrainë. Gjatë vitit të kaluar, kjo krizë jo vetëm që ka dëmtuar sigurinë dhe stabilitetin e Evropës, por ka sjellë edhe faktorë më të pasigurt për të gjithë botën. Si të shuhen flakët e luftës? Si të zvogëlohet ndikimi i krizës në botë? Pikërisht në këtë ditë, ofrohet mençuria kineze për zgjidhjen e krizës.

Përgjatë historisë, njerëzimi ka përjetuar dy luftëra botërore dhe përballjen e Luftës së Ftohtë. Mësimet e dhimbshme tregojnë se: hegjemonizmi, politika grupore dhe konfrontimi i kampeve do të çojnë vetëm në luftë dhe konflikt. Kriza e Ukrainës ka dhënë edhe një herë alarmin në botë: nuk ka asnjë fitues në konflikte dhe luftëra dhe dialogu e negociatat janë e vetmja rrugëdalje e mundshme për zgjidhjen e krizës.

Presidenti i Kinës Xi Jinping paraqiti “katër duhet”, "katër të përbashkëta" dhe “tre pika të të menduarit”, duke vënë në dukje drejtimin e duhur për të promovuar një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë. Dokumenti i fundit i qëndrimit të Kinës ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe praktike për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë.

foto/VCG

foto/VCG

Konkretisht, qëndrimi i Kinës përfshin dymbëdhjetë aspekte,  i cili  jo vetëm i përmbahet parimit konsistent të "respektimit të sovranitetit të të gjitha vendeve", por gjithashtu propozon masa specifike për zgjidhjen e krizës humanitare. Pala kineze bën thirrje për "armëpushim dhe ndërprerje të luftës" dhe "fillim të bisedimeve për paqen" si detyra urgjente, por duke paraqitur edhe një perspektivë afatgjatë. Propozimet e paraqitura nga pala kineze theksojnë “rindërtimin pas luftës”, duke pasur parasysh shqetësimet e të gjitha palëve, por edhe detyrimet e tyre. Këto propozime pasqyrojnë plotësisht përgjegjësinë e Kinës si një vend kryesor i bazuar në të drejtën,  duke iu përmbajtur objektivitetit dhe drejtësisë dhe duke promovuar në mënyrë aktive bisedimet e paqes. 

Në të njëjtën kohë, Kina thekson nevojën për të siguruar stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, ripohon se "armët bërthamore nuk duhet të përdoren dhe nuk duhet të zhvillohen luftëra shkatërrimtare atomike", ndërkohë që bën thirrje për mbrojtjen e objekteve bërthamore civile dhe kundërshton zhvillimin dhe përdorimin e armëve biologjike e kimike të çdo vendi e në çdo rrethanë. Në veçanti Kina propozon promovimin e rindërtimit të pasluftës dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim, duke demonstruar moralin ndërkombëtar.

foto/VCG

foto/VCG

Sa më e ndërlikuar të jetë situata, aq më shumë duhet të jemi të kthjellët dhe pragmatikë dhe aq më shumë duhet të veprojmë me kujdes. Propozimi i Kinës ofron një zgjidhje të mundshme për krizën dhe është i denjë për shqyrtim të thellë nga të gjitha palët e interesuara, në mënyrë që të jepet një shans për të rindërtuar paqen.    (Fang Xiaoyu/Laçi)