6542 armë zjarri u ndaluan në aeroportet amerikane në vitin 2022
2023-02-24 14:09:18

Sipas njoftimeve të agjencisë amerikane AP, vjet Administrata e Sigurisë së Transportit e ShBA-së ndaloi 6 542 armë zjarri në pikat e kontrollit të aeroporteve të mbarë vendit, shifër kjo që shënoi një rekord të ri historik.

Foto:AP

Foto:AP

Përveç vitit 2020, kur për shkak të epidemisë numri i armëve të ndaluara në aeroporte pati një ulje, që nga viti 2010 kjo shifër është rritur përvit. Lidhur me këtë, ekspertët dhe zyrtarët thonë se rritja e armëve të ndaluara pasqyron shqetësimet e banorëve për sigurinë.

Të dhënat statistikore tregojnë që, në vitin 2000, numri i armëve të zjarrit të shitura ishte pak më shumë se 7 milionë, kurse vjet arriti në 16.4 milionë.