Filipinet nisin muajin e ardhshëm dërgesat e durianit në Kinë
2023-02-24 17:38:56

VCG

VCG

Filipinet do të fillojnë të dërgojnë durian të freskëta në Kinë në mars të këtij viti, njoftoi Zyra Presidenciale e Komunikimeve (PCO).

Në një deklaratë, PCO bëri të ditur se ndihmëssekretari i Bujqësisë Arnel De Mesa informoi presidentin filipinas Ferdinand Romualdez Marcos për programin e dërgesave, gjatë një takimi në pallatin presidencial.

Një vëllim fillestar prej 7500 tonë durian është gati për dërgesë në Kinë. Fruti do të mblidhet nga 59 fermerë ose prodhues të ndryshëm që mbulojnë rreth 400 hektarë sipërfaqe prodhimi, shkruan “Xinhua”.

Marrëveshja për eksportin e durianëve në Kinë u nënshkrua nga Departamenti i Bujqësisë i Filipineve dhe Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës gjatë vizitës së presidentit Marcos në Pekin në fillim të janarit. Të dyja palët ranë dakord për një protokoll të kërkesave fitosanitare për eksportimin e durianëve të freskët.

Presidenti Marcos tha se Filipinet janë gati të plotësojnë kërkesën e tregut kinez. Frutat e freskëta, duke përfshirë bananet Cavendish, kanë qenë produktet kryesore të eksporteve bujqësore të Filipineve në Kinë. (Irma)