Kumbaro: Marrëveshja Shqipëri-Kinë, urë bashkëpunimi në sektorin e turizmit
2023-02-18 13:30:53

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Kinës është ndërtuar një urë e veçantë bashkëpunimi në sektorin e turizmit, përmes marrëveshjes së nënshkruar me ambasadorin e Kinës në Shqipëri, Zhou Ding.

Nëpërmjes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, ministrja Kumbaro bëri të ditur se marrëveshja përmbush ambiciet për të shtuar flukset e vizitorëve nga Kina; nxit interesin e ndërsjelltë për turizëm falë arritjes së marrëveshjes për heqjen e vizave mes dy vendeve; si dhe promovon destinacione dhe krijon oferta të reja turistike mes dy qeverive, por edhe turoperatorëve dhe bizneseve turistike.

Ajo njoftoi se hapi i radhës do të jetë organizimi i një vizitë zyrtare së shpejti në Republikën Popullore të Kinës, me një agjendë të detajuar promovimi në tregun aziatik. (Irma)