ShBA, kritikohet sekretari i Transportit për qëndrimin në heshtje mbi aksidentin e trenit
2023-02-15 14:55:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gazeta amerikane "New York Post" njoftoi të hënën që sekretari amerikan i Transportit Pete Buttigieg mori pjesë po atë ditë në një aktivitet, ku u diskutua plani i ndërtimit infratrukturor në ShBA, por ai nuk tha asnjë fjalë mbi aksidentin e rrjedhjes së lëndëve kimike helmuese nga treni i dalë nga shinat në shtetin e Ohajos. Ai po përpiqej të bënte humor mbi “balonat”, duke thënë që problemet me të cilat përballet ShBA-ja në sektorin e transportit janë më shumë se balonat. Veprimi i tij shkaktoi kritika nga qarqet politike amerikane.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"New York Post" u shpreh që Buttigieg bëri në mënyrë keqardhëse një shaka  me “balonat e spiunazhit”, duke mbajtur heshtjen për aksidentin e trenit. Por përpjekja e tij për humor nuk pati efekt dhe "u rrëzua si balonë plumbi", shkruan gazeta. Shumë amerikanë thanë me ironi se “është një mrekulli që ShBA-ja ende po funksionon me një pushtet të tillë”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 3 shkurt, në East Palestine të Ohios, ndodhi aksidenti i trenit të kompanisë Norfolk Southern Railway, çka shkaktoi devijimin e 50 vogonave. 10 prej tyre kishin lëndë kimike helmuese dhe 5 prej tyre kishin VINYL CHLORIDE.