Komuniteti kinez në Siri dhuron ndihma për popullin sirian
2023-02-14 09:50:18

Foto nga VCG

Komuniteti kinez në Siri dhuroi ndihma të dielën për popullin sirian nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane (SARC), pasi vendi u trondit nga një tërmet masiv të hënën e kaluar, njofton “Xinhua”.

SARC mori ndihmën humanitare nga komuniteti kinez gjatë një ceremonie të mbajtur në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Ndihma përfshinte ushqim për foshnjat, veshje dimërore dhe pajisje mjekësore, u tha gazetarëve presidenti i SARC-së, Khaled Hboubati, duke shprehur mirënjohjen e tij për Kinën për ndihmën.

Ambasadori kinez në Siri, Shi Hongwei, tha se ndihma tregon solidaritetin e popullit kinez me popullin sirian.

Të enjten, Shoqëria e Kryqit të Kuq të Kinës dërgoi grupin e parë të furnizimeve mjekësore urgjente në Siri me një avion.

Ndihma vjen pas tërmetit vdekjeprurës që tronditi Sirinë më 6 shkurt. Tërmeti ka vrarë rreth 5300 njerëz në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rebelët, sipas shifrës më të fundit të publikuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Kombet e Bashkuara bënë të ditur se tërmeti ka zhvendosur 5.3 milionë njerëz në Siri. (Fatosi)