Presidenti i Venezuelës u bën thirrje të rinjve të mposhtin bllokadën e SHBA-së
2023-02-14 11:19:23

Foto nga VCG

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u bëri thirrje të rinjve të vendit të luftojnë dhe të mposhtin sfidën e bllokadës, sanksioneve dhe sulmeve të Shteteve të Bashkuara, shkruan “Xinhua”.

Duke iu drejtuar mijëra njerëzve gjatë një ceremonie për Ditën Kombëtare të Rinisë, ai u bëri thirrje brezave të rinj që të çlirojnë atdheun dhe të luftojnë që Venezuela mos të jetë më një koloni.

Nën udhëheqjen e liderit të ndjerë reformist Hugo Chavez, u krijuan më shumë mundësi për të rinjtë në fushën e kulturës, sportit dhe arsimit, por mbetet ende për të bërë, tha Maduro.

Për këtë qëllim, ai tha se një Kongres i Madh Kombëtar Rinor do të mbahet më 11-12 mars për të nisur Misionin e Rinisë së Madhe të Venezuelës, për të promovuar programe të ndryshme sociale për të rinjtë.

Të rinjtë venezuelianë marshuan të dielën në mbështetje të Revolucionit Bolivarian dhe reformave që ai ka arritur, si pjesë e festimeve të kësaj dite.

“Rinia e sotme venezueliane është brezi që pavarësisht vështirësive, bllokadës së njëanshme nga Shtetet e Bashkuara, nuk e ka humbur kurrë shpresën dhe dëshirën për të mbrojtur atdheun”,- tha Rodbexa Poleo, udhëheqësi i të rinjve të Partisë së Bashkuar Socialiste të Venezuelës. (Fatosi)