Trajneri i kombëtares italiane të futbollit uron Tiranën si Kryeqytet Europian i Sportit
2023-02-14 10:14:08

Foto nga ATSH

Trajneri i Kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini, ka uruar shqiptarët me rastin e shpalljes të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit për vitin 2023.

Përmes një video mesazhi, të postuar në “Twitter” nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, Mancini u shpreh se është bukur të jesh Kryqyteti Europian i Sportit. Ai i uroi suksese kryeqytetit shqiptar.

Propozimi i Bashkisë Tiranë, i cili u përgatit në bashkëpunim me përfaqësues të sportit, federatave sportive dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, titullohet “SPRINTirana - Sport as a Promoter of Resilience, Inclusiveness, Nature and Transformation” (Sporti si Promovues i Qëndrueshmërisë, Gjithëpërfshirjes, Natyrës dhe Transformimit), shkruan “ATSH”.

Synimi i i këtij titulli është prezantimi i një programi ambicioz aktivitetesh, si dhe përdorimi i sportit si një mjet për të përmirësuar jetesën e fëmijëve, të rinjve, moshën e tretë dhe komunitetet në përgjithësi, si dhe një mekanizëm për të rritur nivelin e gjithëpërfshirjes së shtresave të cenueshme, personave me aftësi ndryshe, minoriteteve, me synimin final për të transformuar shoqërinë. (Fatosi)