Kina dërgon furnizimet e para në Turqi pas tërmeteve
2023-02-13 20:47:33

foto nga VCG

Funizimet e para kineze për në Turqi pas tërmeteve/ foto nga VCG

Kina ka ofruar aktivisht përkrahje pas rënies së tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri.

Qeveria kineze dërgoi furnizimet e saj të para për Turqinë fundjavën e kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se furnizimet përfshijnë batanije dhe çadra.

“Të gjitha materialet, si elektrokardiagramët, pajisjet e diagnostikimit me ultratinguj, automjetet e transferimit mjekësor dhe shtretërit spitalorë manualë nga Kina do të çohen brenda kësaj jave”, theksoi Wang.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Ai njoftoi gjithashtu se ndihma humanitare nga qeveria kineze për Sirinë përfshin kuti të ndihmës së parë, batanije, veshje pambuku, çadra, respiratorë, anestetikë dhe koncentrues oksigjeni. Materialet do të transportohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze bëri të ditur gjithashtu se 220 tonë grurë janë rrugës për në Siri dhe 3 000 tonë të tjerë oriz dhe grurë do të transportohen këtë muaj.

foto nga Xinhua

Anëtarët e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kinës duke transportuar një të mbijetuar nga tërmeti në Antakia të Turqisë, 12 shkurt 2023/ (Xinhua / Shadati)

 Një i mbijetuar u shpëtua nga rrënojat në distriktin Antakia të provincës Hatai nga punonjësit e shpëtimit kinezë dhe vendës të dielën pasdite, 150 orë pas rënies së tërmetit në këtë rajon.

Numri i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë më 6 shkurt arriti në 29 605 deri në mbrëmjen e së dielës, sipas të dhënave zyrtare.

Mijëra punonjës shpëtimi vijojnë kërkimet për shenja jete në ndërtesat e shembura shumëkatëshe. Shpresat për të gjetur të mbijetuar janë pakësuar, por ekipet e ndryshme kanë bërë disa shpëtime të jashtëzakonshme.

Kina ka dërguar një sërë ekipesh shpëtimi në Turqi pas tërmeteve të fuqishme dhe pasgoditjeve, për kërkimin e të mbijetuarve. (Wang Lei/ Artan)

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua