Foto nga VCG
Njëzet paralajmërime të motit të keq janë lëshuar në Zelandën e Re për shkak të afrimit të ciklonit tropikal “Gabrielle”, shkruan Xinhua.
Auckland dhe shumë vende të tjera në rajon lëshuan alarmin e kuq, pasi “MetService”, shërbimi kombëtar meteorologjik i vendit, paralajmëroi se moti më i keq nuk ka ardhur ende.
Qeveria paralajmëroi se shumë pjesë të ishullit, duke përfshirë qytetin më të madh dhe më të populluar Auckland, mund të ndikohen në mënyrë shkatërruese dhe u kërkoi banorëve të përgatisin thasë me rërë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të sigurojnë ushqim dhe ujë dhe të jenë gati për evakuimet e nevojshme në ditët në vijim.
Shumë stacione me thasë me rërë janë ngritur në të gjithë Auckland gjatë natës dhe vendasit inkurajohen të përgaten për situata ekstreme.
Kryeministri Chris Hipkins u bëri thirrje njerëzve që ta marrin seriozisht paralajmërimin e motit të keq, të qëndrojnë në shtëpi dhe të anulojnë të gjitha udhëtimet e panevojshme.
Kryebashkiaku i Auckland, Wayne Brown, gjithashtu vuri në dukje se njerëzit duhet të përgatiten për më të keqen.
Kompania kombëtare “Air NZ” anuloi të gjitha fluturimet e brendshme në Auckland. Po ashtu janë anuluar dhe shumë fluturime ndërkombëtare.
Alarmi i kuq lëshohet vetëm për ngjarjet më të rëndësishme të motit dhe kjo është hera e dytë në vitin 2023, pas përmbytjeve. (Fatosi)