Foto nga VCG
Industria kineze e metaleve me ngjyra pati një gjendje të qëndrueshme vitin e kaluar, me rritjen e prodhimit, fitimeve dhe të ardhurave, bëri të ditur të premten Shoqata Kineze e Industrisë së Metaleve me Ngjyra.
Vjet në Kinë u prodhuan mbi 67.74 milionë tonë të 10 llojeve kryesore të metaleve me ngjyra, 4.3 për qind më shumë se në vitin 2021, tha kjo shoqatë.
Prodhimi me vlerë të shtuar i kompanive të mëdha, secila me të ardhura vjetore biznesi prej së paku 20 milionë juanësh (2.95 milionë dollarë), u rrit 5.2 % vitin e kaluar.
Këto kompani regjistruan një vëllim të përgjithshëm të ardhurash prej gati 8 trilionë juanë vitin e kaluar, me një rritje 10.5 % krahasuar me 2021-shin, ndërsa vlera e përgjithshme e fitimeve të tyre arriti në 331.5 miliardë juanë.
Shoqata parashikon se prodhimi i 10 llojeve kryesore të metaleve me ngjyra do të rritet rreth 3.5 për qind këtë vit dhe investimet në pasuritë fikse në këtë industri do të shtohen 5 deri 10 për qind.