India lançoi një raketë të re për të vendosur 3 satelitë në orbitë
2023-02-12 14:10:43


 

Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor lançoi me sukses raketën e saj të re, “Small Satellite Launch Vehicle” (SSLV-D2) për të vendosur tre satelitë në orbitë.

SSLV-D2, 34 metra i gjatë, 120 tonë, u ngrit nga Qendra Hapësinore Satish Dhawan në Sriharikota, jashtë bregut të Gjirit të Bengalit, që ndodhet në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh.

Raketa vendosi tre satelitët në një orbitë rrethore 450 km rreth tokës gjatë fluturimit të tij 15-minutësh, shkruan “Xinhua”.

Fluturimi i parë testues i raketës më 7 gusht 2022 përfundoi me dështim të pjesshëm, pasi nuk arriti të injektonte ngarkesën e saj satelitore në orbitat e synuara. (Irma)