Ekuipazhi i anijes kozmike kineze "Shenzhou-15" kryen me sukses detyrat jashtë modulit
2023-02-10 10:48:37

foto nga VCG

foto nga VCG

Ekuipazhi i "Shenzhou-15" në stacionin hapësinor kinez "Tiangong" kreu me sukses të gjitha detyrat jashtë modulit më 00:16 të së premtes sipas orës së Pekinit, bëri të ditur Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

Gjatë veprimtarive 7-orëshe, tre astronautët - Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu - zbatuan detyra të ndryshme, duke përfshirë instalimin e pompave shtesë jashtë modulit laboratorik "Mengtian".

Kjo është veprimtaria e parë jashtë modulit pas përfundimit të stacionit hapësinor kinez. Kozmonautët Fei Junlong dhe Zhang Lu realizuan ecjen e tyre të parë hapësinore.

Sipas planit, astronautët e "Shenzhou-15" do të kryejnë edhe veprimtari të tjera jashtë modulit. (Wang Lei/ Artan)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG