Kina zgjat afatin e maturimit të borxheve të Sri-Lankës
2023-02-03 20:25:00
Foto nga VCG
Të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning konfirmoi në një konferencë shtypi se Kina ka zgjatur afatin e borxheve që Sri-Lanka duhej të paguante në vitin 2022 dhe sivjet, për të zbutur presionin e pagimit të borxheve nga ky vend ishullor.
Mao Ning u shpreh se Kina i bën thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar t'i japë sa më parë Sri-Lankës ndihmë në kredi për të forcuar aftësinë paguese të këtij vendi. Në hapin e ardhshëm, Kina do të vazhdojë ta përkrahë Sri-Lankën të zhvillojë konsultime me institucionet përkatëse financiare për projektin e trajtimit të borxheve dhe do të punojë me vendet e institucionet përkatëse financiare ndërkombëtare për të zbutur krizën e borxheve të Sri-Lankës. (Fani)
Lajmet Kryesore