Importet bujqësore të Kinës nga Zimbabve tejkaluan 600 milionë dollarë në vitin 2022
2023-02-03 15:09:21

Fusha me te mbjella ne Zimbabve (Foto Tallharvestltd)

Fusha me te mbjella ne Zimbabve (Foto Tallharvestltd)

Kina importoi produkte bujqësore me vlerë 657 milionë dollarë amerikanë nga Zimbabve në vitin 2022, 22.64 për qind më shumë në baza vjetore, bëri të ditur Ambasada Kineze në Zimbabve përmes një njoftimi në “Twitter”, citon “Xinhua”.

Sipas njoftimit të ambasadës, kjo e bën Kinën një treg të madh për produktet bujqësore të Zimbabvesë, si duhani, arrat makadamia dhe pambuku, duke sjellë përfitime të mëdha për fermerët vendas nga eksporti.

Kina është bërë një nga destinacionet kryesore të eksportit të Zimbabvesë, duke u renditur si importuesi i tretë më i madh i mallrave të Zimbabvesë vitin e kaluar, sipas të dhënave nga organi i promovimit të tregtisë së vendit “ZimTrade” dhe Agjencia Kombëtare e Statistikave të Zimbabvesë.

Eksportet bujqësore të Zimbabvesë në Kinë pritet të rriten më tej pasi të dy vendet nënshkruan në vitin 2022 një protokoll agrumesh që mund të zgjeronte eksportet e agrumeve në Kinë, një nga konsumatorët më të mëdhenj në botë të produkteve të agrumeve.

Tregtia e përgjithshme midis dy vendeve u rrit me 29.2 për qind në baza vjetore në një nivel rekord prej 2.43 miliardë dollarësh në vitin 2022. (Irma)