Adoleshenca, mosha më e bukur apo më e vështirë ?
2023-02-02 15:49:43

 Nuk ka një formulë fikse që rekomandohet, pasi çdo adoleshent është unik. Adoleshentët kanë nevojë për t’u angazhuar në aktivitete të ndryshme si sportive, kulturore, artistike, etj. Patjetër  që ata kanë nevojë edhe  të luajnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që t’i largojmë sa më shumë nga mjetet elektronike. Në moshën 13 deri më 18 vjeç fëmijët hyjnë në adoleshencë. Ata nuk janë të përgatitur për sfidën që i pret, po ashtu dhe prindërit e tyre. Kur të rinjtë tashmë hyjnë në botën e adoleshencës, nisin të shkëputen disi prej familjes. Adoleshenca është një moshë shumë  delikate dhe prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me fëmijët e tyre për t’i ndihmuar dhe mbi të gjitha për t’i dëgjuara ata. Problemet e shumta në këtë moshë vijnë si pasojë e mungesës së komunikimit prindër-fëmijë. Kryesisht adoleshentët e ngujuar  nga prindërit, rebeluar në fshehtësi, por edhe fëmijët tolerantë e pa kontroll, i bën adoleshentët që të futen  në telashe pa rrugëdalje.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në lidhje me këtë temë, japin opinionet e tyre për Radio Ejani psikologet, Qerime Daçi dhe Manjola Daçi.

Psikologe Qerime Daçi

Psikologe Qerime Daçi

CMG: Adoleshenca, mosha më e bukur apo më e vështirë e jetës?

Psikologe Qerime Daçi: Adoleshenca është një stad i moshës që kalon njeriu, por njëkohësisht është edhe një stad që kalon edhe nga ana psikologjike, si dhe më e bukur për ndjenjën e vetë adoleshentit. Pra duhet kuptuar se adoleshenca është stad i dyanshëm i përjetimit dhe vështirësisë njëkohësisht. Në këtë fazë kanë përjetime më të mëdha të adrenalinës, kanë energjinë dhe në këtë moment adoleshenca mund të përjetohet me lumturi, gëzimin e adrenalinës, por mund të ketë dhe problematika që i shqetëson adoleshentët si provimet në shkollë, si dhe ndikimi në rrethin shoqëror.

CMG: Në adoleshencë të gjithë gabojnë, por si mund të reduktohen gabimet?

Psikologe Qerime Daçi: Është e vërtetë që adoleshentët kanë si pikë kryesore vetë kontrollimin psikologjik, emocional. Ata janë të gabueshëm dhe nuk e gjejnë kohën për të fshirë njollat e këtyre gabimeve. Prandaj çdo institucion duhet të jetë sa më vigjilent ndaj sjelljeve të adoleshentit. Roli i psikologut futet shumë në këtë aspekt për shkak të moshës së tyre.

CMG: Cilat janë vështirësitë më të mëdha të adoleshentëve?

Psikologe Manjola Daçi

Psikologe Manjola Daçi

Psikologe Manjola Daçi ( Koka): Vështirësitë e adoleshentëve janë të shumta dhe të ndryshme. Duke parë se adoleshenca është periudha e moshës  më të vështirë të njeriut, pasi është mosha kur  formohet personaliteti i tij .Të gjithë personat që po kalojnë këtë periudhë të adoleshencës, nuk e kuptojnë  se po hedhin hapat e personalitetit të tyre të rritur dhe të stadeve të ndryshme të moshës.

CMG: A është adoleshenca mosha e rrezikut?

Psikologe Manjola Daçi ( Koka): Në këtë stad të kësaj moshe kemi të bëjmë edhe me shumë problematika dhe rreziqe te ndryshme, të cilat fillojnë  kur fëmija nuk bindet ndaj prindit, ndaj shoqërisë, ndaj socializmit dhe vetë institucionit ku formohet ky fëmijë. Por sa rëndësi i kushtojnë vetë prindërit dhe institucioni ku shkollohet fëmija? Sa rëndësi po i kushtojnë stadit të kësaj moshe? Kjo do  të mbetet një pikëpyetje kohore e gjatë. Kemi të bëjnë me ndryshueshmëri të ndryshme në këtë stad moshor, problematika të ndryshme, prandaj është e rëndësishme që të ketë më shumë psikologë në këto institucione në çdo ditë të javës, e jo një herë në javë, si edhe për problematika më të mëdha, mund të punohet edhe në mënyrë individuale me këtë grupmoshë.

CMG: Ndalemi tek anët pozitive. Cilat janë bukuritë e adoleshencës?

Foto:VCG

Foto:VCG

Psikologe Manjola Daçi ( Koka): Kjo moshë është një stad i kuptuar në të pakuptuarën. Nuk mund të themi që është mosha si në rrezik, se është njësoj si mund të themi, është pa jetë. Për adoleshentin është vetë bota e ngjyrave, është vetë hijeshia e grupeve hijeshore. Prandaj adoleshenca ka bukuritë e veta në këtë stad moshor, pavarësisht bukurive që kanë, rreziqet më të mëdha janë ato të kalimit në këtë stad. Është vetëkënaqësia që ndjen adoleshenti qoftë  edhe nga gabimet që ai bën. Adoleshentët ndjejnë një kënaqësi të madhe si mendore ashtu edhe shpirtërore.

Intervistoi: Sava Lena