I dërguari kinez shpreh gatishmërinë për të nxitur bashkëpunimin me SAARC
2023-02-02 15:09:05

SAARC (Foto The diplomatist)

SAARC (Foto The diplomatist)

Chen Song, ambasadori kinez në Nepal dhe Shoqata e Azisë Jugore për Bashkëpunimin Rajonal (SAARC), shprehën gatishmërinë për të promovuar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm midis Kinës dhe bllokut rajonal, përcjell “Xinhua”.

Si një vëzhgues në SAARC, Kina vlerëson rolin e grupit në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe vlerëson lidhjet dypalëshe, tha Chen duke i paraqitur letrën e tij të emërimit Esala Ruwan Weerakoon, sekretarit të përgjithshëm të SAARC.

“Unë jam gati të forcoj shkëmbimet dhe komunikimet me Sekretariatin e SAARC gjatë mandatit tim dhe të avancoj bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm midis Kinës dhe SAARC në çdo fushë”,- shtoi ai.

Nga ana e tij, Weerakoon vlerësoi përpjekjet e Kinës për të zhvilluar marrëdhëniet me vendet e Azisë Jugore, si dhe mbështetjen dhe ndihmën e çmuar të ofruar për SAARC nga Kina.

SAARC përbëhet nga tetë shtete anëtare, përkatësisht Afganistani, Bangladeshi, Butani, India, Maldivet, Nepali, Pakistani dhe Sri Lanka. (Elona)