KON-i: Olimpiada Dimërore e Pekinit 2022, përfitime të vazhdueshme shoqërore e ekonomike
2023-02-02 18:00:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 kanë sjellë përfitime të vazhdueshme e të gjera shoqërore e ekonomike për popullin kinez, thuhet në një artikull të botuar të mërkurën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Gjatë rreth një viti pas Lojërave, sektori i sporteve dimërore në Kinë po lulëzon, ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore kanë tërhequr rreth 346 milionë njerëz të ushtrojnë sportet dimërore që nga viti 2015, u shpreh KON-i.

Në artikull theksohet gjithashtu që rritja e shpejtë e këtij sektori ka sjellë një sërë përfitimesh për shëndetin e kalimin e kohës së lirë, shoqërinë dhe ekonominë në përgjithësi.

Akademia e Turizmit e Kinës parashikon që gjatë sezonit të akullit e dëborës 2024 - 2025, Kina do të presë mbi 520 milionë turistë, ndërsa të ardhurat nga turizmi dimëror do t'i kalojnë 720 miliardë juanët (rreth 107 milionë dollarë).

Njëkohësisht, Lojërat Dimërore Olimpike të Pekinit 2022 siguruan minimizimin e ndikimit mbi mjedisin nëpërmjet përdorimit të stadiumeve ekzistuese, të energjisë së përtëritshme dhe të teknologjive të tjera të reja.

Krahas kësaj, Olimpiada Dimërore e Pekinit krijoi një trashëgimi lidhur me barazinë gjinore. Ndër 2 834 sportistët pjesëmarrës në këtë olimpiadë, 45.4 % ishin femra, duke shënuar pjesëmarrjen më të lartë të sportisteve femra në historinë olimpike. (Fani)