Shqipëria mundësi për të rritur zhvillimin e inovacionit
2023-02-02 09:23:14

Përdorimi i teknologjisë(Foto PCworld Albanian)

Përdorimi i teknologjisë(Foto PCworld Albanian)

Një pjesë e mirë e largimeve nga Shqipëria janë pikërisht nga të rinj, të cilët i përkasin fushës së teknologjisë. Por çfarë vakuumi lë kjo në tregun shqiptar dhe sa kapacitet ka  Shqipëria për të zhvilluar frymën e inovacionit në vend? Në një intervistë për “Monitor” Erion Nako, ekspert teknologjie thotë se tani të rinjtë shqiptarë nuk janë më në kërkim të një jetë modeste, por gjithmonë e më shumë po kërkojnë një standard më të lartë, kushte më të mira punë dhe paga më të mira.

Në kushtet aktuale Shqipëria ka shumë mundësi për ta zgjeruar më tej fushën e teknologjisë.

“Padyshim që ka më shumë terren dhe mundësi për të rritur nivelet e zhvillimit të inovacionit. Nuk diskutohet që ka masa dhe përpjekje të mira nga Ministria e Sipërmarrjes, por besoj ka nevojë edhe pak për të sjellë nivelin e inflacionit nga jashtë që mund ta fuqizonin më shumë ekosistemin. Gjithësesi lëvizja e  ekosistemit nga 2019-ta  dhe pandemia kanë bërë që të rritet pjesa më e madhe e asaj që ne e quajmë masa e madhe e programimit të ekosistemit. Shkurtimisht mendoj se Shqipëria është një vend i mirë për zhvillimin e inovacionit, thjesht duhen fuqizuar shkollat, ideja e edukimit në lidhje me atë që njerëzit marrin për inovacionin.”- shprehet Nako.

Teknologjia (Foto CActtus Education)

Teknologjia (Foto CActtus Education)

Eksperti flet konkretisht për arsyet se përse emigrimi ka prekur këtë target grup.

“Kjo gjeneratë që po vjen, sidomos e programit fillon të marrë rroga të larta që në fillim. Nuk ka më nevojë të rrish 5 vjet por që në fillim në 1 apo 2 vjet ke rroga të larta. Kështu që këta brenda 5 vjetëve i ndjekin etapat e rrogave që mund të merrnin në Shqipëri dhe kërkojnë të shkojnë në ato shifra që ka Evropa Perëndimore dhe Amerika. Kjo bëhet ose nga puna në shtëpi, ose duke shkuar në site, sidomos tani pas pandemisë që pjesa më e madhe e tyre duan ta provojnë. Përse ndodh kjo? Nuk kemi të bëjmë më ikje massive të trurit, por kemi të bëjmë me ikje për të provuar gjëra më të mira. Teknologji të reja, kushte të reja, rroga  të mira, pra kushte më të larta jetese, jo për bazën kryesore të jetesës” tha eksperti.

Qeveria shqiptare, me politikat e saj, ka mundësi të frenojë largimin, duke krijuar kushte më të favroshme për të rinjtë që operojnë në këtë fushe dhe duke joshur me përjashtime nga taksat dhe detyrimet për një periudhë të c aktuar.

Erion Nako (Foto Epoka University)

Erion Nako (Foto Epoka University)

“Janë disa standarde që duhet të vendosen. Unë mendoj që duke ngritur incentive. E para, duke fuqizuar sektorin. Sektori mund të fuqizohet duke hequr taksat, duke ndërtuar parqet digjitale, ku sektori mund të zgjedhë të punojë për një kohë të gjatë me kosto shumë të ulta. Mund të incetivohet që kompani shumë të mëdha të vijnë në Tiranë, të kenë mundësi më të mira për të punuar. Pjesa tjetër, duke ngritur cilësinë e edukimit”, theksoi ai

Më shumë se 55,000 punonjës të sektorit të teknologjisë globale janë pushuar nga puna në javët e para të këtij viti, sipas të dhënave të përpiluara nga Layoffs.fyi. Raporti i uebsajtit të shkurtimeve globale të teknologjisë është pothuajse dyfishuar nga pak më shumë se 25,000 njerëz. Të dhënat sugjerojnë se viti 2023 është në ritmin për të kapërcyer vitin 2022 për tepricat globale të teknologjisë, me 154 kompani të teknologjisë që pushuan nga puna 55,324 punonjës në javët e para të vitit.