Juani digjital është përdorur shumë gjatë kësaj feste të Festivalit të Pranverës në Kinë, duke lehtësuar transaksionet e njerëzve. Përmes një aplikacioni, juani digjital këtë vit është përdorur edhe në formën e pakove festive për të uruar njerëzit e dashur të familjes. Emetuar nga Banka Popullore e Kinës, juani digjital pozicionohet si një kurs ligjor, i krijuar për t'u trajtuar si para në qarkullim, si monedha dhe kartëmonedha. Aktualisht, 17 rajone të nivelit provincial në Kinë kanë pilotuar përdorimin e juanit digjital.
foto: VCG
Në ditën e parë të Vitit të Lepurit, Li, një qytetare e komunës Tianjin të Kinës veriore, po përgatiste një pako të kuqe për vajzën e saj, një dhuratë monetare që tradicionalisht i jepet nga të moshuarit brezit të ri gjatë Festivalit të Pranverës.
Në vend që të tërhiqte para nga banka dhe t'i fuste në një zarf të kuq, këtë vit, ajo zgjodhi të përdorte aplikacionin celular e-CNY, duke i dhënë bekimin e saj me monedhën digjitale.
Kjo pako virtuale e kuqe prej 200 juanësh (rreth 30 dollarë amerikanë) ka një kopertinë të gjallë me jo vetëm imazhe të bukura të animuara, por edhe një mesazh të zgjedhur me kujdes nga nëna: “Mundohuni mos të shqetësoheni”.
“Pakoja e kuqe e juanit digjital është e lehtë për të moshuarit si unë për t'u përdorur dhe mjaft interesante për të tërhequr vëmendjen e të rinjve”,- tha Li.
foto: VCG
Emetuar nga Banka Popullore e Kinës (PBOC), banka qendrore e Kinës, juani digjital pozicionohet si një kurs ligjor, i krijuar për t'u trajtuar si M-0, që do të thotë para në qarkullim, si monedha dhe kartëmonedha. Aktualisht, 17 rajone të nivelit provincial në Kinë kanë pilotuar përdorimin e juanit digjital.
Gjatë festës njëjavore të Festivalit të Pranverës, e cila filloi më 21 janar, një numër i madh pakosh të kuqe me juan digjital u janë shpërndarë banorëve në të gjithë vendin, për të stimuluar tregun e konsumit. Qytetet duke përfshirë kryeqytetin Pekinin, Hangzhou në lindje dhe Shenzhen në jug, kanë lëshuar kuponë e-CNY.
Duke filluar nga 16 janari, Hangzhou ka lëshuar bono digjitale për juanë me vlerë 4 milionë juanë për njerëzit në qytet, secili me një vlerë nominale prej 80 juanë.
Dega Tianjin e “China Construction Bank” ka nisur një aktivitet promovues të juanit digjital, duke ofruar zbritje deri në 50 për qind për ata që shpenzojnë juanin digjital për shikimin e filmave, blerjet ose konsumin e ushqimit gjatë Festivalit të Pranverës.
foto: VCG
Shenzhen shpërndau 2 milionë pako të kuqe me juan digjital për konsum ushqimor në mes të janarit, me një vlerë totale prej 100 milionë juanë. Me short, qytetarët mund të merrnin kuponë që varionin nga 28 juanë deri në 666 juanë. Numrat 6 dhe 8 simbolizojnë fat të mirë në kulturën kineze.
Një person nga Shenzheni kishte një vakt falas në “KFC” me një kupon digjital juan me vlerë nominale 28 juanë. “Disa miqtë e mi kanë marrë pako të kuqe të juanit digjital dhe të gjithë po diskutojnë se si të përfitojnë ulje më të mira duke i përdorur ato”,- tha ai.
Gao Nan, profesor në Universitetin e Financave dhe Ekonomisë në Tianjin, beson se integrimi i juanit digjital dhe Vitit të Ri Kinez mund të përshpejtojë njohjen e publikut dhe promovimin e e-CNY.
“Inovacioni teknologjik po injekton gjithashtu më shumë shtysë të re në festat tradicionale”,- tha Gao.
Sasia e juanit digjital në qarkullim arriti në 13.61 miliardë juanë deri në fund të vitit 2022, treguan të dhënat nga Banka Qendrore e Kinës, pasi ajo bëri thirrje për përpjekje për të lehtësuar ndërlidhjen midis sistemit të juanit digjital dhe mjeteve tradicionale të pagesave elektronike për ta bërë atë më të përshtatshëm për klientët përdorimin e monedhës digjitale.
foto: VCG
Nga fundi i janarit, më shumë se 90 platforma interneti, që mbledhin skenarë konsumi, kan përqafuar monedhën digjitale, si “JD.COM”, “Taobao” dhe “Meituan”.
Sipas të dhënave nga “Meituan”, më shumë se 16 milionë nën-portofolë të monedhës digjitale u futën në aplikacion, duke gjeneruar afro 40 milionë porosi tregtare në juanin digjital.
Monedha digjitale është një pjesë e rëndësishme e sistemit financiar digjital, tha Dong Ximiao, studiuesi kryesor i “Merchants Union Consumer Finance Company Limited”. Sipas tij, juani digjital ndihmon në rritjen e gatishmërisë së banorëve për të konsumuar dhe nxitur rritjen e konsumit.