CMG-ja: Bashkëpunimi, rruga e duhur për Azi-Paqësorin
2023-02-01 16:18:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të martën në mbrëmje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, që ndodhet për vizitë në Japoni, dhe kryeministri japonez Fumio Kishida bënë një deklaratë të përbashkët, ku thuhet se dy palët do të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë detare, të hapësirës kibernetike, të kontrollit të armëve etj. Në deklaratë përmenden gjithashtu fuqia ushtarake e Kinës dhe problemi i Tajvanit.

Kjo është hera e parë në gjashtë vjetët e fundit që kreu i NATO-s viziton Japoninë. Para se të mbërrinte në Tokio, Jens Stoltenberg-u bëri një vizitë në Korenë e Jugut, gjatë së cilës u shpreh se Kina përbën "sfidë" ndaj vlerave, interesave e sigurisë të Perëndimit. Për shkak të së ashtuquajturës "Strategji e Indo-Paqësorit" të NATO-s, rajoni i Azi-Paqësorit është mbuluar nga hijet e Luftës së Ftohtë.

Shumica e vendeve të këtij rajoni nuk e kanë pranuar "Strategjinë e Indo-Paqësorit". Japonia dhe Koreja e Jugut duhet të kthehen në rrugën e bashkëpunimit të Azi-Paqësorit, duke braktisur mendësinë e kundërvënies në këtë rajon. (Fani)