Presidenti kinez, mesazh ngushëllimi homologut pakistanez për sulmin terrorist në Peshavar
2023-02-01 20:49:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij pakistanez Arif Alvi për sulmin terrorist në Pakistan.

"Jam i tronditur nga ngjarja e sulmit terrorist në Peshavar të provincës Khyber Pakhtunkhwa, që shkaktoi një numër të madh viktimash. Në emër të qeverisë e të popullit kinez, shpreh ngushëllime të thella për viktimat dhe simpati për të plagosurit e të afërmit e tyre," tha Xi Jinping-u në këtë mesazh.

Ai theksoi gjithashtu se Kina e kundërshton terrorizmin e çdo forme dhe e dënon ashpër këtë ngjarje terroriste. Kina do të vazhdojë ta përkrahë Pakistanin për zbatimin e planit kombëtar kundër terrorizmit dhe për ruajtjen e stabilitetit shoqëror e të sigurisë së popullit, dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin antiterrorist me Pakistanin për të mbrojtur së bashku paqen e sigurinë rajonale e botërore.

Edhe kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij pakistanez Muhammad Shahbaz Sharif. (Fani)