Kina planifikon të ndërtojë 2 500 kilometra hekurudha me shpejtësi të lartë këtë vit
2023-01-31 17:58:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Grupi Shtetëror i Hekurudhave i Kinës (Hekurudha e Kinës) njoftoi të dielën planet për të ndërtuar në Kinë mbi 3000 kilometra hekurudha në vitin 2023, duke përfshirë 2500 kilometra hekurudha me shpejtësi të lartë, për të përmirësuar sistemin e transportit dhe për ta kthyer atë në një rrjet të përparuar.

Në një njoftim në internet,  kjo kompani u shpreh se do të përshpejtohet ndërtimi i shumë projekteve kryesore, duke përfshirë hekurudhën Sichuan-Tibet në rajonin jugperëndimor të vendit.

Sipas njoftimit, vitin e kaluar Hekurudha e Kinës i përmbushi objektivat e saj, duke realizuar 710.9 miliardë juanë (rreth 104.8 miliardë dollarë) investime në pasuri fikse dhe duke ndërtuar 4100 kilometra hekurudha të reja, përfshirë 2082 kilometra hekurudha me shpejtësi të lartë.

Në njoftim shtohet se deri në fund të vitit 2022, gjatësia e hekurudhave kineze në përdorim i kaloi 155 mijë kilometrat, prej të cilave 42 mijë kilometra janë hekurudha me shpejtësi të lartë. (Fani)