Zyrtarja malazeze e turizmit: Rikthimi i turistëve kinezë do të forcojë besimin për rimëkëmbjen e turizmit global
2023-01-31 18:10:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke filluar nga 8 janari, Kina ka nisur menaxhimin e COVID-19 si sëmundje infektive e kategorisë B, duke hequr karantinën ndaj personave  dhe mallrave që hyjnë në Kinë. Njëkohësisht, rifilloi edhe turizmi i shtetasve kinezë jashtë vendit. Ditët e fundit, në një intervistë për gazetaren e Grupit Mediatik të Kinës (CMG), drejtorja e Drejtorisë për Politikat e Zhvillimit Turistik të Malit të Zi Aleksandra Gardasheviç-Slavuljica u shpreh se, pas rregullimit të politikës parandaluese e kontrolluese të pandemisë dhe heqjes së kufizimeve turistike nga Kina, do të shtohet mjaft kërkesa turistike dhe rikthimi i turistëve kinezë do të forcojë ndjeshëm besimin për rimëkëmbjen e turizmit global.

 "Pas rregullimit të politikës parandaluese e kontrolluese të pandemisë nga Kina, janë shtuar shumë rezervimet turistike. Turistët kinezë mezi prezin të udhëtojnë jashtë vendit dhe Europa është një destinacion i pamungueshëm për shumë turistë kinezë. Rikthimi i turistëve kinezë është një fuqi për promovimin e turizmit evropian, madje edhe global. Njëkohësisht, pandemia 3-vjeçare ka ndryshuar edhe konceptin e turistëve kinezë për turizmin. Tani ata dëshirojnë të zgjedhin vende më të përgjegjshme e më të sigurta si destinacione turistike," tha ajo.

Në raportin mbi turizmin global për vitin 2023 të publikuar ditët e fundit nga Organizata Botërore e Turizmit pranë OKB-së (UNWTO) parashikohet se, në vitin 2023, turizmi global do të njohë një rimëkëmbje të fuqishme dhe numri i turistëve globalë mund të arrijë në 80 - 95 % të nivelit para pandemisë.

 "Vitet e fundit, rajoni ballkanik është bërë një destinacion tërheqës për turistët kinezë. Ne duhet të përdorim siç duhet epërsinë tonë dhe të bashkojmë destinacionet në Ballkan, për t'u shfaqur turistëve kinezë pamjen e përgjithshme të Ballkanit," shtoi zyrtarja malazeze e turizmit. (Fani)