Yunnan miraton rregulloren për mbrojtjen e pemëve të vjetra të çajit
2023-01-30 15:01:27

nga VCG

nga VCG

Provinca Yunnan e Kinës jugperëndimore ka miratuar një rregullore të re për të mbrojtur pemët e vjetra të çajit.

Rregullorja, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 marsi, parashikon që pemët e çajit të egër dhe të kultivuar të moshës mbi 100 vjeç duhet të mbrohen më mirë, me ndalimin e prerjes së paautorizuar të tyre, bën të ditur “Xinhua”. Sipas rregullores, ndalohet edhe përdorimi i kimikateve kundër barërave të këqija në pemët e vjetra të çajit.

Yunnan është provinca me zonën më të madhe të ruajtjes së burimeve të pemëve të vjetra të çajit në Kinë, me rreth 54 milionë pemë të vjetra çaji në provincë, sipas statistikave zyrtare. (Elona)

nga VCG

nga VCG