Kina miraton dy barna të prodhuara në vend kundër COVID-19
2023-01-30 16:26:08

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina miratoi dy barna të tjera të prodhuara në vend kundër COVID-19 për të sëmurët me simptoma të lehta e të moderuara, deklaroi të dielën Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore.

Sipas një njoftimi të publikuar në uebsajtin e Administratës, dy ilaçet që merren nga goja me molekula të vogla janë prodhuar përkatësisht nga Kompania Farmaceutike "Simcere" e Hainan-it dhe Kompania e Teknologjisë Biomjekësore "Wangshi" e Shangait.

Mbi 600 barna kundër të ftohtit, temperaturës e kollës që përdoren për të trajtuar COVID-19 janë përfshirë në listën e tanishme të sigurimeve mjekësore të vendit, bëri të ditur Huang Xinyu, zyrtar nga Administrata Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore të Kinës në një konferencë shtypi të organizuar më 11 janar.