Kina rrit rimëkëmbjen ekonomike, për të stabilizuar tregtinë e jashtme dhe investimet
2023-01-30 15:29:31

Kina do të konsolidojë dhe zgjerojë vrullin e rimëkëmbjes ekonomike, do të përshpejtojë rimëkëmbjen e konsumit dhe do të stabilizojë tregtinë dhe investimet e jashtme, sipas vendimeve të marra të shtunën në mbledhjen ekzekutive të Këshillit të Shtetit të kryesuar nga kryeministri Li Keqiang, shkruan “Xinhua”.  

nga VCG

nga VCG

Duke vënë në dukje tendencën e vazhdueshme të rimëkëmbjes ekonomike, takimi theksoi nevojën e zbatimit të vendimeve të Konferencës Qendrore të Punës Ekonomike dhe fokusimit në sigurimin e stabilitetit në rritje, punësim dhe çmime, për të mbajtur ecurinë ekonomike brenda kufijve të duhur.  

“Do të ndërmerren hapa të fortë për të siguruar zbatimin efektiv të paketës së politikave për stabilizimin e ekonomisë dhe masat pasuese të saj. Projektet kryesore, përmirësimi dhe rinovimi i pajisjeve të mbështetura nga mjetet e politikave fiskale dhe financiare do të avancohen për të gjeneruar më shumë përfitime fizike”,- u bë e ditur në takim.  

Po ashtu, do të zbatohen në mënyrë efektive politikat për të zgjatur kohën e lehtësimit të TVSH-së për tatimpaguesit në shkallë të vogël dhe kreditë gjithëpërfshirëse të dhëna për bizneset mikro dhe të vogla.  

“Është e domosdoshme të mbetemi vendosmërisht të përkushtuar për konsolidimin dhe zhvillimin e sektorit publik, si dhe për të inkurajuar, mbështetur dhe udhëhequr zhvillimin e sektorit jopublik, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të bizneseve private dhe për të nxitur një treg të orientuar nga një kuadër ligjor i shëndoshë. Ekonomia e platformës do të mbështetet në ndjekjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shëndoshë”,- u bë e ditur në takim.  

Takimi nënvizoi nevojën për të lehtësuar një rihapje të shpejtë të bizneseve dhe prodhimit pas Festivalit të Pranverës dhe për të ofruar shërbime të mira për punëtorët migrantë për t'u kthyer në punën e tyre ose për të gjetur vende të reja pune.  

nga VCG

nga VCG

“Ne duhet të shtojmë përpjekjet për të zbatuar politikat për zgjerimin e konsumit. Rritja e konsumit është një hap kyç për të zgjeruar kërkesën e brendshme. Ne duhet të rivendosim rolin strukturor të konsumit në ekonomi. Potenciali më i madh i ekonomisë kineze qëndron te konsumi i rreth 1.4 miliardë njerëzve”,- tha Li.  

Po ashtu, në takim u bë e ditur se kreditë konsumatore do të rriten sipas rastit. Takimi riafirmoi angazhimin e Kinës ndaj politikës bazë kombëtare të hapjes dhe bëri thirrje për masa më konkrete për stabilizimin e tregtisë së jashtme. (Elona)