Kinematë në Kinë frekuentohen fuqishëm gjatë pushimeve, duke gjeneruar 6 miliardë juanë
2023-01-29 18:32:29

nga VCG

nga VCG

Kinematë e Kinës mirëpritën flukse të mëdha njerëzit gjatë festës së Festivalit të Pranverës, pas optimizimit të vendit ndaj virusit në fillim të këtij muaji.

“Audienca është kthyer e gjitha. Ata janë kthyer vërtet”,- deklaroi Dong Wenxin, një menaxhere kinemaje në qytetin lindor kinez të Jinan, e cila ishte e emocionuar kur pa fluksin e njerëzve që mbushën sallat.

Pushimi njëjavor zakonisht është një periudhë fitimprurëse e filmave në Kinë.

Gjatë kësaj periudhe janë shitur rreth 117 milionë bileta deri paraditen e të premtes, duke gjeneruar të ardhura të jashtëzakonshme prej 6.16 miliardë juanë (rreth 909 milionë dollarë amerikanë), sipas kompanisë “Maoyan”, citon “Xinhua”.

Fitimet tejkaluan ato të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, duke e bërë festën e Festivalit të Pranverës të këtij viti të dytën me fitimin më të madh deri më sot.

nga VCG

nga VCG

Gjashtë filma vendas u publikuan në Festivalin e Pranverës, ose Vitin e Ri Hënor Kinez. Në krye të listës së arkëtimeve ishte “Full River Red”, i cili fitoi afro 2.34 miliardë juanë, duke zënë rreth 38 për qind të totalit të arkëtimeve. Pas tij u rendit “The Wandering Earth II”, me 1.98 miliardë juanë. Vendi i tretë i takoi filmit të animuar “Boonie Bears: Guardian Code”, me 680 milionë juanë arkëtime.

Filmat e tjerë janë “Hidden Blade”, “Deep Sea”, “Monkey King: Hero is Back” dhe “Five Hundred Miles”. (Irma)