Bill Gates: Rritja e Kinës, fitore e madhe për botën
2023-01-29 18:36:16

nga VCG

nga VCG

Bill Gates, bashkëthemelues i “Microsoft”, deklaroi se ngritja e Kinës është një fitore e madhe për botën, gjatë një interviste me “Lowy”, një institut kërkimor me bazë në Australi, njoftoi “Fox Business”, citon “CGTN”.

“Unë prirem ta shoh ngritjen e Kinës si një fitore të madhe për botën”,- tha Gates, duke shtuar se pjesa e popullit kinez në popullsinë globale sot përputhet me pjesën e tyre të ekonomisë globale.

Ai tha se e gjithë bota duhet të punojë së bashku për ekonominë globale, për zbulimin e ilaçeve kundër kancerit dhe për zgjidhjen e ndryshimeve klimaterike.

nga VCG

nga VCG

Gjatë intervistës, Gates tha gjithashtu se SHBA-ja është politikisht në një gjendje të dobët, duke shtuar se vende si Kina duhet të luajnë një rol më të madh në qeverisjen botërore, sipas “Fox Business”.

Ndërsa disa vende janë bërë më të pasura, theksoi Gates, disa të tjera me të ardhura mesatare duhet të luajnë një rol më të fortë në qeverisjen botërore. (Irma)