Kina bën përparim në mbrojtjen ekologjike të Lumit të Verdhë
2023-01-29 18:05:01

nga VCG

nga VCG

Kina ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në ruajtjen ekologjike të Lumit të Verdhë, lumi i dytë më i gjatë në vend, tregojnë të dhënat zyrtare.

Në pellgun e Lumit të Verdhë, përqindja e ujërave sipërfaqësore të vlerësuara në shkallën I deri në III në sistemin e cilësisë së ujit me pesë nivele të vendit arriti në 87.5 për qind në vitin 2022, një rritje prej 5.6 pikë përqindjeje nga një vit më parë, bëri të ditur Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, citon “Xinhua”.

Për mbrojtjen ekologjike përgjatë lumit mëmë të vendit vitet e fundit janë bërë përpjekje të vazhdueshme, me një ligj për mbrojtjen e Lumit të Verdhë që hyn në fuqi nga 1 prilli 2023.

Ministria bëri të ditur se do të rrisë frenimin e ndotjes në lidhje me industrinë, bujqësinë, jetën urbane dhe rurale, si dhe minierat në pellgun e lumit dhe do të eksplorojë më shumë qasje specifike rajonale për ruajtjen ekologjike.

nga VCG

nga VCG

Po ashtu, sipas ministrisë, do të jepen udhëzime për qeveritë vendore që të zbatojnë më mirë ligjin për mbrojtjen e Lumit të Verdhë. (Irma)