Kryeministri kinez uron Gaston Browne për rizgjedhjen si kryeministër i Antigua dhe Barbudas
2023-01-28 18:20:48

Foto: VCG

Foto: VCG

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi një mesazh urimi Gaston Browne për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Antigua dhe Barbudas.

Në mesazhin e kryeministrit thuhet se Antigua dhe Barbuda është vendi i parë i Organizatës së Shteteve të Karaibeve Lindore që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën. Prej asaj kohe marrëdhëniet dypalëshe kanë gëzuar një vrull të shëndoshë zhvillimi, besimi i ndërsjellë politik është forcuar me kalimin e kohës, bashkëpunimi praktik ka dhënë rezultate të frytshme dhe miqësia mes dy popujve është thelluar nga dita në ditë. Kryeministri tha se është i gatshëm të punojë me homologun e tij në Antigua dhe Barbuda, duke shfrytëzuar 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si një mundësi për t’i çuar marrëdhëniet dypalëshe miqësore dhe bashkëpunuese në një nivel më të lartë në të mirë të dy popujve. (Li Huailiang/Edmond)