Xi i dërgon mesazh urimi Bob Dadae për rizgjedhjen si guvernator i përgjithshëm i Papua Guinesë së Re
2023-01-28 18:23:21

Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping uroi të premten Bob Dadae për rizgjedhjen e tij si guvernator i përgjithshëm i Papua Guinesë së Re.

Në mesazhin e tij, Xi vuri në dukje se Papua Guinea e Re ishte një nga vendet e para ishullore të Paqësorit që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe të dy vendet gëzojnë një miqësi të qëndrueshme.

Aktualisht, partneriteti gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Papua Guinesë së Re është zhvilluar në një nivel të lartë me shkëmbime dhe bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme, duke sjellë përfitime të mëdha për popujt respektivë, tha presidenti kinez.

Xi tha në mesazhin se i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Papua Guinea e Re. Ai është i gatshëm të vijojë të punojë me Dadae për të ndërtuar mbi arritjet e kaluara marrëdhënie dypalëshe në mënyrë të qëndrueshme. (Li Huailiang/Edmond)