Studim: Akupunktura kineze redukton dhembjen dhe ankthin në kirurgjinë e kancerit
2023-01-28 19:57:23

Studiuesit izraelitë zbuluan se trajtimi me akupunkturë kineze redukton dhembjen dhe ankthin gjatë operacioneve onkologjike gjinekologjike, bëri të ditur organizata më e madhe e kujdesit shëndetësor në Izrael, “Clalit”, përcjell “China Daily”.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në një studim të ri të botuar në revistën “Cancer”, në SHBA, studiuesit e “Clalit” zbuluan se akupunktura e administruar në mënyrë intraoperative redukton dhembjen dhe ankthin te pacientët që vuajnë nga kanceri në vezore dhe mitër.

Studimi, i cili përfshiu 99 pacientë, ekzaminoi efektin e një qasjeje unike terapeutike që kombinon teknikat e akupresurës, prekjes dhe relaksimit para operacionit dhe trajtimin e akupunkturës gjatë operacionit.

Rezultatet treguan një ulje të ndjeshme të ankthit te pacientët që trajtoheshin para operacionit, ndërsa shtimi i akupunkturës gjatë operacionit ndihmoi në uljen e dhembjes pas tij.

“Studimi shpreh një koncept inovativ të trajtimit të onkologjisë integruese, i cili kombinon praktikuesit në mjekësinë kineze dhe integruese dhe një ekip kirurgjik, anesteziolog dhe infermieror, duke marrë parasysh më të mirën e të dy botëve”,- tha Eran Ben Arye, një nga studiuesit. (Irma)