Vala e të ftohtit godet Kinën qendrore dhe lindore
2023-01-27 14:39:34

nga VCG

nga VCG

Kina qendrore dhe lindore do të përfshihet nga një front i ftohtë, nga e enjtja deri të shtunën, duke sjellë temperatura të ulëta dhe erëra të forta, njoftoi Qendra Kombëtare Meteorologjike.

Sipas qendrës, temperaturat pritet të ulen mbi 8 gradë Celsius në disa rajone, raporton “Xinhua”.

Por, temperaturat u kthyen në mënyrë të jashtëzakonshme mëngjesin e së enjtes pasi përfundoi vala e mëparshme e të ftohtit, e cila, në disa rajone, uli temperaturat në nivele më të ulëta se vitet e mëparshme, deri në 10 gradë Celsius.

nga VCG

nga VCG

Qendra Kombëtare Meteorologjike parashikon pak reshje shiu në shumicën e rajoneve nga e enjtja deri të shtunën, duke këshilluar publikun që t'i kushtojë vëmendje sigurisë në përdorimin e zjarrit dhe energjisë elektrike. (Irma)