Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve industriale në Kinë, 75.7% në tremujorin e katërt 2022
2023-01-27 14:43:30

nga VCG

nga VCG

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve industriale në Kinë arriti në 75.7 për qind në tremujorin e katërt 2022, 1.7 pikë përqindje më poshtë nga e njëjta periudhë e një viti më parë, treguan të dhënat zyrtare.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, cituar nga “Xinhua”, kjo shifër është rritur me 0.1 pikë përqindjeje nga tremujori i mëparshëm.

Në vitin 2022, shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve industriale të vendit ishte 75.6 për qind, me 1.9 pikë përqindjeje më pak nga viti 2021.

Ndër tre sektorët kryesorë, shkalla e shfrytëzimit të sektorit minerar arriti në 76.5 për qind në tremujorin e katërt, duke rënë me 0.5 pikë përqindje nga e njëjta periudhë e vitit 2021.

Shkalla e shfrytëzimit të sektorit përpunues dhe prodhimit dhe ofertës së shërbimeve komunale ishte përkatësisht 75.8 për qind dhe 74 për qind. (Irm

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCGa)