Rreth 35.3 milionë udhëtime në ditën e pestë të Festës së Pranverës
2023-01-27 14:21:18

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Në Kinë u shënua një rritje me 73 për qind në baza vjetore në udhëtimet e pasagjerëve të kryera në ditën e pestë të festës shtatëditore të Festivalit të Pranverës, njoftoi Ministria e Transportit, citon “Xinhua”.

Udhëtimet e pasagjerëve arritën në 35.3 milionë gjatë kësaj periudhë, por gjithsesi ishte 38.2 për qind më e ulët se niveli para pandemisë në vitin 2019.

Nga totali, janë realizuar 8.59 milionë udhëtime me tren, me rritje 73.6 për qind në baza vjetore, dhe janë realizuar 24.35 milionë udhëtime rrugore, me rritje 72.5 për qind nga viti në vit. Po ashtu pati një rritje prej 70.3 për qind në udhëtimet ajrore dhe një rritje prej 102.3 për qind në udhëtimet detare.

Dita e parë e muajit të parë hënor është Festa e Pranverës dhe të qenit pranë anëtarëve të familjes në fund të vitit është një ritual për popullin kinez. Festivali i Pranverës së këtij viti ra më 22 janar.

Optimizimi i përgjigjes ndaj Covid-19 solli ndryshim në udhëtime krahasuar me dy vitet e fundit. Kërkesa në rritje për udhëtime është rezultat i ndryshimit në menaxhimin e pandemisë nga kategoria A në B. Nën menaxhimin e kategorisë B, udhëtarët nuk kanë më nevojë të paraqesin kode shëndetësore dhe rezultate negative të testit të acidit nukleik, ose t'i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës kur hyjnë në stacionet hekurudhore dhe aeroporte. (Irma)

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG