Kinë - Raporti analizon tendencat e infeksionit Covid-19
2023-01-27 13:51:09

nga VCG

nga VCG

Numri i infeksioneve me Covid-19 në Kinë arriti kulmin rreth datës 22 dhjetor, me një maksimum prej afro 7 milionë rastesh të reja në ditë, njoftoi faqja zyrtare e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në një raport të publikuar mbi situatën kombëtare të epidemisë të publikuar, shkruan “China Daily”.

Numri i vdekjeve nga infeksionet Covid në spitale arriti një kulm ditor prej 4273 më 4 janar dhe më pas vazhdoi të bjerë, duke rënë në 896 më 23 janar, një rënie prej 79 për qind, bëri të ditur qendra.

Numri i personave të shtruar në spital me infeksione Covid-19 në mbarë vendin arriti kulmin prej 1.63 milionë më 5 janar dhe më pas vazhdoi të bjerë, duke rënë në 248.000 më 23 janar. Midis tyre, numri i pacientëve të sëmurë rëndë u rrit me gati 10.000 në ditë nga 27 dhjetori deri më 3 janar. Totali ra në 36.000 më 23 janar.

nga VCG

nga VCG

Rezultatet e monitorimit nga raporti treguan se variantet epidemike të këtij raundi ishin BA.5.2 dhe BF.7 dhe ende nuk janë gjetur variante të reja mutante në vend. (Irma)