Raporti i OKB-së: Rritja globale do të ngadalësohet më tej
2023-01-27 15:40:10


foto/OKB

foto/OKB

Sipas raportit “Situata dhe perspektiva e ekonomisë botërore për vitin 2023” i sapopublikuar nga Departamenti për Çështjet Ekonomike dhe Sociale i OKB-së, për shkak të ndërthurjes së krizave të shumta, perspektiva e ekonomisë botërore këtë vit është ende e zymtë dhe pasiguritë janë të mëdha. Ekonomia globale pritet të rritet me 1.9 % në vitin 2023, një ndër shifrat më të ulëta në dekada.

foto/OKB

foto/OKB

Raporti parashikon se prirja e rritjes së ekonomive të zhvilluara, si ShBA-ja dhe BE-ja, do të dobësohet ndjeshëm këtë vit. Perspektiva ekonomike afatshkurtër e Evropës është përkeqësuar ndjeshëm, me vazhdimin e luftës në Ukrainë. Ekonomia e Japonisë pritet të jetë një ndër ekonomitë e përparuara me paraqitje më të mirë sivjet, megjithëse me një rritje të ngadaltë. Sivjet ekonomia kineze parashikohet të rritet me 4.8 %. Rritja ekonomike e Kinës pritet të përshpejtohet në vitin 2023 pasi qeveria kineze ka optimizuar politikat e parandalimit të epidemisë në fund të vitit 2022 dhe ka lehtësuar politikat e saj monetare dhe fiskale.

foto/OKB

foto/OKB

Në vitin 2022, norma mesatare e inflacionit global ishte rreth 9 %, duke arritur nivelin më të lartë në 20 vjet. Inflacioni global pritet të mbetet i lartë në 6.5 % edhe në vijim, megjithëse presioni në rritje i çmimeve mund të lehtësohet këtë vit. Sfidat e furnizimit me ushqime mund të vazhdojnë edhe në vitin 2023.

foto/OKB

foto/OKB

Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm për të përballuar krizat e shumta globale dhe për ta kthyer botën në rrugën e duhur për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Vazhdueshëm. Disa vende, të udhëhequra nga Kina, i kanë rishpërndarë disa nga të drejtat e tyre të posaçme të tërheqjes në Afrikë dhe Kina është zotuar të transferojë 10 miliardë dollarë nga 40 miliardë dollarët e dhëna për të në kontinentin afrikan. (Fang Xiaoyu/Artan)