Kina mbetet furnizuesi kryesor i Gjermanisë me metale të rralla
2023-01-26 14:43:21

nga VCG

nga VCG

Importet gjermane të metaleve të rralla nga Kina arritën në 49.3 milionë euro (53.7 milionë dollarë amerikanë) në njëmbëdhjetë muajt e parë të 2022-shit, duke përbërë dy të tretat e totalit të importeve, sipas Zyrës së Statistikave Federale të vendit.

Për disa nga mineralet, përqindja ishte edhe më e lartë. Nga 220 tonët Skandium dhe Yttrium të importuara gjatë kësaj periudhe, që kapnin vlerën e 1.7 milionë eurove, 94.4 për qind erdhën nga Kina, citon “Xinhua”.

Termi metale të rralla i referohet një grupi prej 17 elementësh që përdoren për një sërë produktesh që janë gjithnjë e më të rëndësishme për jetën e përditshme. Ato mund të gjenden në celularë, hard disqe dhe trena, por janë gjithashtu të rëndësishëm për teknologjinë e gjelbër, duke përfshirë turbinat me erë dhe automjetet elektrike.

Si prodhuesi më i madh në botë i tyre, Kina përbën tre të katërtat e të gjitha importeve globalisht, sipas Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW Berlin). Në Bashkimin Evropian, pjesa mesatare e importeve të tyre nga Kina është rreth 94 për qind. (Elona)